Përleshja në Laç: Shefi i komisariatit të kurbinit, presim ekzaminimet e provave

Partia Demokratike ka akuzuar deputetin se ka gjuajtur me armë nga brenda mureve të komisariatit

TIRANË - Pas ndalimit te deputetit Armando Prenga, ka reaguar dhe kryeministri Rama. "Askush s'eshte mbi ligjin aq me pak deputeti! Ngjarja e Lacit kerkon ndeshkim te plote ligjor. Koha e te paprekshmeve ka ikur bashke me Saliun!"

Lulzim Basha akuzon deputetin Armando Prenga se ka plagosur katër persona me armë zjarri gjatë përleshjes para komisariatit të policisë në Laç. "Në orët e para të mengjësit deputeti socialist Armando (Edmond) Prenga, ka plagosur me armë zjarri katër persona të familjes Cali brenda në ambjentet e Policisë. Me urdhër të Edi Rames dhe ministrit te tij të drogës Sajmir Tahiri policia ka vendosur një shtetrrethim të vërtetë tek spitali dhe ka nisur manipulimin e provave dhe dëshmitarëve që të mbulojne ngjarjen. Largimi i krimineleve nga Kuvendi dhe Qeveria me urgjente se kurrë".

Gjashtë persona janë plagosur pas një përleshjeje mes dy familjeve në qytetin e Laçit, pas një sherri për pronat. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit para komisariatit të qytetit. Rreth 60 efektive të Reneas kanë mbërritur në vendngjarje. Nga 6 të plagosurit, 2 janë rëndë dhe ndodhen në Spitalin e Traumës. Burime të pakonfirmuara theksojnë se sherri ndodhi mes familjes Cali dhe familjes Prenga për një konflikt të hershëm pronësie mes tyre. Të njëjtat burime shprehen se është ndaluar deputeti Armando Prenga, vëllai i të cilit ndodhet i plagosur rëndë në Spitalin e Traumës. Forca të RENEAs ndodhen në qytetin e Laçit prej mbrëmjes së të premtes, ndërsa ngjarja është mësuar për mediat vetëm gjatë mëngjesit të sotëm. Policia ende nuk ka vënë në pranga asnjë person të dyshuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. sokoli  e Shtunë 5 Shtator, 2015

    te hiqen listat, keshtu edhe njerezit votojne me te lire dhe nuk eshte me e koncentruar e gjithe vota tek propozimet kriminale te partive

  2. ana  e Shtunë 5 Shtator, 2015

    keta duhen futur te gjithe ne burg