Përmbytje masive në vend, Vlora më e rrezikuar

Uji ka pushtuar gjithë vendin. Shumë prej qyteteve janë përmbytur duke shkaktuar një situatë alarmante. Prefekti i qarkut të Vlorës tha se ky qytet është në kushtet e emergjecës. Nosovela është tërësisht nën ujë, ndërsa ne Brataj ka rrëshqitje masive të dheut. Për shkak të prurjeve të furishme Selecia është në rrezik të plotë. Prurjet e mëdha të Vjosës kanë rrëmbyer furgonin e policisë me 3 efektivë por ndërhyrja e shpejtë e FA kanë bërë shmangien e tragjdisë. Në Berat lumi Osum është tërhequr gjatë natës por të gjitha rrugët janë të pushtuara nga balta. Në Korçë lumi Devoll ka dalë nga shtrati si rezultat i prurjeve të mëdha dhe ka përmbytur nënstacionin e Zemblakut. Në Dibër Përroi i Bellovës ka izoluar mbi 150 familje me rreth 800 banorë. Në Gjirokastër janë përmbytur shumë biznese dhe në qytetin e Memaliaj ka ndërprerje të energjisë. Në Tiranë vazhdon të ketë kufizime të ujit të pijshëm për shkak të turbullimit të ujit në Bovillë. Po ashtu, me probleme është stacioni që furnizon me ujë të pijshëm Fushë Krujën, Maminasin, Shijakun dhe pjesërisht Prezën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet