Përmbytjet në vend pezullojnë mësimin për një javë në 27 shkolla

Përmbytjet e mëdha në vend kanë pezulluar mësimin për gjatë gjithë javës në vazhdim në disa qarqe të vendin ku situata paraqitet më e vështirë. Njoftimi u bë nga ministrja Nikolla në një konferencë për mediat. Për shkak të dëmtimeve të shumta që ka bërë uji në shkolla por gjithashtu duke bllokuar banorë për shkak të shembjeve të urave, në Kukës, Pukë, Dibër, Krujë Tiranë, Kamëz, Kavajë, Fier dhe Vlorë do të ketë pezullim mësimi deri javën që vjen. Konkretisht shkollat ku ende vijon puna për t’i rikthyer gjendjen normale, ku dhe nuk do të rifillojë mësimi janë:

Në Kukës, 2 shkolla: 9-vjecare, fshat Grykë-Cajë, cikël i ulët Domaj në Kolesjan, Bicaj.

Në Pukë, 2 shkolla: Shkolla e mesme të bashkuar ‘Iballë’, njësia administrative Iballë, bashkia Fushë Arrëz. Në shkollën 9-vjecare ‘Fierzë’, bashkia Fushë Arrëz.

Në Dibër, 3 shkolla: Shkolla 9-vjecare ‘Katund i Ri’ Luzni, shkolla vartëse ‘Vajmedhej’ Muhurr, shkolla varëtese ‘Tejse’ në Radomir.

Në Krujë, 1 shkollë: Shkolla ‘Vesel Brama’ në Nikël.

Në Tiranë, qark në 1 shkollë dhe në 1 institucion të arsimit parashkollor: ‘Gjysylkanje’ në Pezë dhe në kopshtin ‘Bashkim Berisha’ në Ndroq.

Në Kamëz, 2 shkolla: Shkolla ‘Niko Hoxha’ ‘Valias dhe ‘Dritas’ Zall-Herr.

Në Kavajë, 1 shkollë: Shkolla 9-vjecare në Golem

Në Fier, 9 shkolla: ‘Lëvizja Demokratike’ në Povelc, shkolla ‘Darzezë e Re’, shkolla në Ferras, shkolla ‘Xhevit Fetahu’ në Bishan, shkolla në Bocovë, shkolla në Pishë, shkolla në Cerven dhe shkolla e mesme bujqësore ‘RakipKryeziu’, Clirim.

Në Vlorë, 5 shkolla: Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Novoselë, ‘Kalif Malaj’ në Novoselë, ‘Loni Mone’ në Novoselë, ‘Qeriba Derri’ në bashkinë Selenicë, ‘Sadik Zotaj’ në bashkinë Selenicë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet