Përmirësohet situata e përmbytjeve në Shkodër

Ministria e Mbrojtjes: Niveli i ujit ka rënë me 30 cm

Duket se koha e mirë si dhe mbyllja portave të hidrocentraleve të lajmëruar më parë nga Ministria e Energjitikës ka përmirësuar situatën e përmbytjeve në Shkodër. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes niveli i ujit, në krahasim me një ditë më parë, ka rënie me 30 cm. Gjithashtu është përmirësuar situata edhe në fshatin Obot pasi ka rënë niveli i ujit. Ministria e Mbrojtjes njofton se do të shpëndahen nga Forcat e Armatosura 6.5 ton koncentrat dhe bar i thatë, sapo pushteti vendor të përcaktojë zonat ku duhen dërguar materialet.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet