Përse Shqipëria dhe vende të varfëra patën më pak viktima nga pandemia? Worldmeter jep përgjigjen

Pas tre muajsh të kësaj krize shëndetësore, të dhënat e mbledhura nisin duke premtuar fillimin e leximit të historive, ose të paktën të pjesës së parë. Në Europë kanë fituar vendet të cilat quheshin “më të dobëtat”, duke fituar edhe të pasurit edhe të varfërit.

Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Greqia, Hungaria dhe Sllovakia, kanë patur “në proporcion me popullsinë”, shumë herë më pak të infektuar dhe viktima në krahasim me vendet e pasura të europës si Franca, Gjermania, Zvricra, Suedia, Belgjika, Danimarka dhe Britania e Madhe. Kanë patur shumë më pak të infektuar, arritën të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe të mbyllen të parat.

Mund të quhet fat? Mbase. Mbase më pak persona kanë shkuar në ato rajone ose në qendër të Europës gjatë javëve kulmore në Janar dhe Shkurt. Por disa të dhëna të tjera deklarojnë se është diçka tjetër. Këto vende ishin më të mbledhura, pasi e dinin se sistemi shëndetësore i tyre është i dobët. Për këtë shkak, nuk kanë humbur asnjë sinjal që vinte nga Italia dhe Spanja duke vendosur aplikimin të parët me shumë rrigorozitet të mbylljes së vendit. E dinin që nuk mund të lejonin për të marrë rrezik.

Dy muaj e gjysmë pasi të gjithë shenjat e mbivlerësimit të vendeve të forta u hodhën poshtë, duket se gjithçka ndryshoi. Duket se taktika e vendeve të varfëra në Europë, dha frytet e saj. Në bazë të të dhënave nga Worldometër, Shqipëria kishte 11 viktima për një milion banorë, kurse Britania e Madhe 536. Greqia 16 viktima kurse Belgjika 795 e kështu me radhë.

Një pandemi dramatike, por ende nuk është i qartë konteksti i parabolës morale mbi vlerën e dobësisë dhe kujdesit për rrezikun e vendit. Por dija e vetë dobësisë së sistemit shëndetësor të vendit, bëri që vendet si Shqipëria dhe Greqia, të kenë një fitore të madhe.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet