Përurohet Innovation Hub, qëndra e parë e inovacionit për të rinjtë

Ditën e djeshme është përuruar Innovation Hub, qëndra e parë publike e inovacionit në Shqipëri. Kjo qëndër do të krijojë akses për krijimin e hapësirave open-space, për të rinj me ide inovative, që kërkojnë ti kthejnë në biznese të suksesshme. Të rinjve do tu sigurohet trajnim nëpërmjet specialistëve të fushave të ndryshme. Kjo hapëesirë do të akomodojë start-up-e të ndryshme në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit, duke synuar të kthehet në një nga qëndrat më të rëndësishme komunitare në fushën e inovacionit. Në të njëjtën kohë, kjo qëndër do të sigurojë për të gjithë të rinjtë e interesuar, informacion lidhur me ekosistemin rajonal, mundësitë për të aplikuar projekte të ndryshme apo edhe për të bashkëpunuar me të rinj apo start-up-e në rajon. Innovation Hub ka një sipërfaqe prej 900 m2 dhe siguron hapësirë dhe mjete pune për 150 të rinj. Ajo është ndërtuar për qëllime studimi, pune dhe çlodhjeje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet