Përurohet Qendra e femijëve me nevoja të veçanta në Elbasan

Në qytetin e Elbasanit u përurua të martën në një ceremoni festive Qendra shqiptare për integrimin e njerëzve me nevoja të veçanta. Kjo qendër investuar nga "Fondi në Ndihmë të Sëmundjeve" Kuvajt dhe donatorë nga qyteti i Elbasanit, ndaj dhe i pranishëm në përurimin e kësaj qendre ka qenë edhe Ambasadori i Kuvajtit akredituar në Tiranë Fayez Mishari Al-Jassim si edhe kreu i Bashkisë Qazim Sejdini, donatorë, stafi i qendrës, si edhe prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta. Qendra ofron një sërë shërbimesh për fëmijët me nevoja të veçanta ndër të cilat: vlerësim psikologjik, social, fizik, shërbime terapeutike, mbështetje psiko sociale, edukm, arsim. Ndër të tjera qendra ofron edhe këshillim e mbrojtje ligjore, mbrojtje të të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta, etj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Minela Dalipi  e Mërkurë 19 Korrik, 2017

    Cila eshte adresa e kesaj qendre? A eshte ende ne funksion? A mund te na jepni nje numer kontakti?