Pezullohen lejet për të burgosurit në vend gjatë periudhës së festave

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar pezullimin e të gjithë lejeve për të burgosurit gjatë festave të fundvitit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka njoftuar të gjthë vartësit e tij që nga data 24 dhjetor deri më 3 janar nuk do të ketë asnjë leje shpërblyese për të burgosurit. Shkak i këtij vendimi janë bërë incidentet e shumta gjatë viteve të kaluara kur të burgosurit që merrnin leje nuk riktheheshin më në qeli. Për këtë vendim duket se ka ndikuar edhe ngjarja e fundit në Shkodër, ku i burgosuri vrau një person gjatë lejes që kishte marrë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet