Planet e reja urbanistike, Durrësi bashkohet me Tiranën

Këshilli kombëtar i territorit miratoi dje planin e përgjithshëm kombëtar. Me miratimin e tij, çdo leje e lëshuar, do të jetë në përputhje me planin rregullues. Veç tij u miratua edhe plani për zhvillimin e bregdetit, si dhe plani për bashkimin ekonomik të Tiranës dhe Durrësit, i pagëzuar me emrin Durana. Ky i fundit, synon hartimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore në fushat e planifikimit të territorit, të infrastrukturës, ujit, energjisë dhe zhvillimit ekonomik. Brenda këtij muaji do të miratohen edhe planet rregulluese në 31 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Për 26 prej tyre financimi është bërë nga qeveria, ndërsa për pjesën tjetër ka asistuar USAID.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet