Plani i Rindërtimit, Rama: Do i kërkojmë Kuvendit shtyrjen e periudhës së emergjencës

Kryeministri Edi Rama propozoi sot shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që siç tha ai, “edhe ligjërisht të kemi një fokus të detyrueshëm në këtë proces për të gjitha institucionet”.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se “puna për ligjin e posaçëm për zbatimin e Planit të Rindërtimit po ecën, por koha është shumë e ngushtë prandaj edhe duhet bërë me intensitet maksimal, që ta kalojmë në datën 19 dhjetor në parlament”.

“Duhet përgatitur për Parlamentin edhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që edhe ligjërisht të kemi një fokus të detyrueshëm në këtë proces për të gjtiha institucionet”, tha Rama.

Po ashtu, ai theksoi se “nevojitet unifikimi i procedurës për dhënien e lejeve dhe meremetimet duhet të fillojnë menjëherë”. “Nuk ka nevojë të humbasim shumë kohë me meremetimet”, tha Kryeministri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet