Policia angleze jep 20.000 stërlina shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve

Policia londineze thotë se ka bërë progres në identifikimin e vrasësve të shqiptarit Grineo Daka i ekzekutuar me armë zjarri me 7 Korrik 2019. Duke iu referuar njoftimit të policisë anglez raportohet se dy shqiptarët e shpallur në kërkim për këtë vrasje janë Jeton Kransini 26 vjeç i lindur në Kosovë banues në Hertfordshire. Shqiptari tjetër është Mirsad Brahimi 33 vjeç banues në perëndim të Londrës.

Policia e Londrës ka vënë 20.000 stërlina shpërblim për çdo informacion rreth tyre që do të shërbejë më pas për ndëshkimin e tyre gjatë procesit gjyqësor.Për vrasjen e Grineo Dakës, është arrestuar një tjetër shqiptar i cili pritet të gjykohet në muajt në vazhdim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet