Policia e Durrësit sekuestron një sasi heroine. Arrestohet shoferi 63 vjeçar

Shëbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me Agjencitë e tjera ligjzbatuese, gjatë kontrollit në vijën e dytë, rezultoi se në kabinën e kamionit MAN me targë AA 943 OO, nën krevatin e shoferit, në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qen antidrogë dhe fibroskop, u gjetën disa pako me lende të dyshuar heroinë.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës, i cili u ndalua menjëherë nga forcat e policisë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël. Brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Kamioni ishte me ngarkesë me qese plasmasi me destinacion Firenzen në Itali. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik droge. Njëkohësisht, është shkëmbyer informacion me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast trafiku.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet