Policia e Shtetit: ndihmuam policinë greke, Partia Demokratike t’u jap fund shpifjeve

Policia e Shtetit ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike duke deklaruar me anë të një njoftimi për shtyp se ka bashkëpunuar në operacionin anti drogë të policisë greke, i cili sipas saj është duke u zhvilluar në bashkëpunim edhe me DEAn amerikane dhe forcat policore të disa vendeve europiane.

Policia e Shtetit shqiptar me anë të kësaj deklarate shpreh indinjatë rreth akuzave “tërësisht abuzive” nga Partia Demokratike. Në reagimin e saj thuhet se, “teksa rezultatet e këtij operacioni po dalin në dritë, Partia Demokratike hedh akuza ndaj disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë marrë pjesë aktivisht në këtë operacion e janë pjesë e rezultateve të tij”.

Operacioni konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe BE. Policia nuk bën të ditur shumë detaje të tij për shkak se konsideron se do të cënoheshin hetimet, për të cilat thotë se kanë nisur disa muaj më parë dhe përfshijnë një shkëmbim intensiv të dhënash, si edhe përgjimesh.

Policia ka cituar edhe deklaratë të policisë greke të bërë më 10 maj 2016 për këtë operacion, ku theksohet bashkëpunimi policor i Shqipërisë. Policia e Shtetit e mbyll deklaratën e saj duke i kërkuar partive politike të ndalin “sulmet dhe shpifjet e pabaza”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet