Policia gjoba për shkeljet e kodit rrugor, 923 për rripin e sigurimit

Policia rrugore po vijon zbatimin me rigorozitet të nenit 170 të kodit rrugor, Vetëm në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 923 qytetarë në të gjithë vendin, për mos vendosje të rripi të sigurimit. Ndërsa gjatë ditës së djeshme, për shkelje të ndryshme, janë vendosur 2473 masa administrative. Gjithashtu janë arrestuar dy drejtues mjeti pa patent, 3 në gjëndje të dehur, si dhe janë pezulluar 14 leje drejtimi, dy për konsumim alkooli, 1 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të ndryshme. Ndërkohë janë ndëshkuar edhe 43 gjoba për përdorim të celularit gjatë udhëtimit si dhe 27 të tjera për udhëtim pa kaskën mbrojtëse. Ky aksion do të vahdojë me të njëjtin rigorozitet, derisa qytetarët të ndërgjegjësohen për masat e sigurisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet