Policia ka sekuestruar 17 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë (njëri prej tyre shtetas grek

Policia e Sarandës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonin 2 automjete të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtyre mjeteve derisa u bë i mundur bllokimi i tyre në lagjen nr.1 Sarandë. Në bazë të këtij operacioni, Policia bëri të mundur bllokimin e dy automjeteve në lagjen nr.1 Sarandë dhe arrestimin e dy prej autorëve, pasi dy shtetas të tjerë në momentin e ndërhyrjes në flagrancë nga Policia, janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e qytetit.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz-ML u konstatua një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg e dyshuar Cannabis Sativa, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti. Në këte mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit M.H. si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin K.L., 29 vjeç. Gjithashtu, në mjetin tjetër tip Benz C-Clas, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin A.P., si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet, shtetasin grek A.E., 31 vjeç, .

Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorët kishin për qëllim destinacionin lëndës narkotike drejt shtetit Grek. Po punohet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet