Policia, njerëz me precedentë penalë të angazhuar për rrëmuja

Policia e shtetit deklaron se ka informacione që nesër do të ushtrohet dhunë në protesta. Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Persona me precedentë penalë do të synojnë të hynë në sallën e parlamentit, duhet dhunuar personelin. "Janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë", shkruan në një komunikatë shtypi, ku lajmërohet dhe bllokimi i disa rrugëve që lidhen me vendin ku do të zhvillohet protesta. Ftohen të gjithë qytetarët që kanë informacione me rëndësi, të kontaktojnë në anonimat në numrin e telefonit pa pagesë 112, ose në Komisariatin Dixhital!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet