Policia njofton rregullat që duhet të zbatoni në ditët e ardhshme me mot të keq

Drejtoria e Policisë Rrugore ka njoftuar drejtuesit e mjeteve për rregullat që duhet të zbatojnë në këto ditë me reshje shiu dhe dëbore në disa zona të caktuara të vendit.

Në akset rrugore me mjegull, prania e saj:

• E bën rrugën më të padukshme; • Ul shíkueshmërinë; • Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt; • Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra;

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre: • Zvogëloni shpejtësinë; • Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit; • Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve; • Mbani krahun e djathtë; • Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit; • Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku, • Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, akulli, dëbora mbi sipërfaqen e rrugës. • Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet te mbani parasysh: • Mos lëvizni nga vendngjarja, • Telefononi menjëherë në numrat e tel.112 dhe129 Policinë e Shtetit, Ambulancën nr.127 ose 112(Në Tiranë), 128 Zjarrëfikëset dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë. • Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja. • Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut; • Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek forsforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave. • Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distance të mjaftueshme. Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia. • Përdorni mjetet e ndihmës së parë. • Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejedrejtimit.

Në raste në akset rrugore ka prani të dëborës dhe akullit, sherbimet e Policisë Rrugore do të kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mund te pezullojnë përkohësisht qarkullimin e kategorive të ndryshme të mjeteve.

Gjithashtu policia ka njoftuar se drejtuesit e mjeteve duhet të evitojnë përdorimin e alkolit gjatë drejtimit të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet