Policia i jep ndihmë kosovarit të sëmurë në rrugë

Policia shqiptare u ka dhënë ndihmë një qytetari kosovar dhe familjes së tij, që ndodheshin për pushime në Shqipëri. Kosovari ishte ndjerë keq rrugës për në Shqipëri, dhe ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ka njoftuar ambulancën. Punonjësit e Policisë Shqiptare dhe Kosovare kanë shoqëruar autoambulancën si dhe automjetin me gjithë familjarët e të sëmurit për në spitalin e Lezhës. Shtetasi nga Kosova pas marrjes së ndihmës mjekësore, ka vijuar rrugën për në destinacion, ku do të kalonte pushimet së bashku me familjen e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet