Popullsia shqiptare drejt plakjes. Kreu i ISSH, frenoni emigrimin

Drejtori i institutit të sigurimeve shoqërore Astrit Hado, ka dhënë alarmin se popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në 2012 popullsia mbi 65 vjeç, zinte 14.9% të popullsisë, ndërkohë në vitin 2080, pritet që të arrijë në 29.5%. Hado u shpreh se për të ndaluar këtë fenomen, fillimisht duhet të frenohet emigracioni, pasi në përgjithësi ato që emigrojnë janë forcat aktive për punë. Një nga masat e tjera të propozuara prej tij, është stimulimi i lindshmërisë, duke rritur shpërbilmet, subvencionet e familjeve me shumë fëmijë, njohje ose dhurim të periudhave të sigurimit për çdo fëmijë, ose kohës së kujdesit ndaj fëmijës. Hado tha se edhe krijimi i skemave private të pensioneve është një zgjidhje. Kreu i ISSHsë, shprehet se plakja e popullsisë do të sjellë dhe tkurrjen e saj. Nëse në 2012ën, popullsia rezidente ka qënë 2.9 milion banorë, në 2080 pritet të shkojë në 2 - 2.1 milion banorë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet