Pranimi në universitete, ndryshojnë kriteret për lëndët me zgjedhje

Zgjidhet më në fund ngërçi në maturën shtetërore, i cili shkaktoi protesta të shumta për mënyrën e përzgjedhjes së fituesve në fazën e parë. Pas diskutimeve të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me LSInë dhe universitetet, është rënë dakord që asnjë nxënës që nuk ka zhvilluar një lëndë apo një tjetër me emërtim të ngjashëm në shkollë të mesme, nuk do të penalizohet në raundin e dytë. Qëllimi i këtij ndryshimi është që një maturant me notë mesatare më të ulët, të mos renditet në sistem përpara një tjetri me mesatare më të lartë. Gjitthashtu u vendos që të hiqet raundi i tretë dhe të zëvendësohet me një post raund. Në raundin e dytë maturantët do të konkurojnë sërisht me 10 preferenca, në varësi të dëshirës që kanë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet