Prej 15 korrikut, shërbime më të shpejta dhe më të lira për drejtuesit e automjeteve

Udhëzimi më i ri për drejtuesit e automjeteve zeron 80 milionë lekë tarifa, ndërsa tashmë ka më pak radhë pranë sporteleve, shërbime më të shpejta dhe standarde të reja dhe shërbime më të lira.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te përmirësimet e mëdha që po bëhen dita-ditës, në shërbimin e mjeteve të transportit rrugor.

“Mirëmëngjes dhe me efektet pozitive të Udhëzimit të ri për drejtuesit e automjeteve, duke ndarë me ju ndjesinë pozitive të përmirësimeve të mëdha që po bëhen dita-ditës, në shërbimin e mjeteve të transportit rrugor, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nxjerrë një udhëzim të ri për regjistrimin e automjeteve më shpejt, më lehtë, më lirë.

Në sajë të këtij udhëzimi prej 15 korrikut sigurohet mirëadministrim dhe shërbim i shpejtë e praktik.

Po ashtu, reduktohen praktikat për identifikimin e treguesve të mjetit dhe rinovimin e dokumenteve të mjetit, për transferim dosje dhe humbje, vjedhje, dëmtim dokumentesh mjeti a targe.

Po ashtu “janë modernizuar shërbimet me fokus qytetarin, eliminohen 85 mijë praktika në vit dhe kursehen 2.5 milionë minuta pritje radhë e sportel në vit për qytetarët.

Duke llogaritur shpenzimet vajtje-ardhje dhe kohën në trafik me automjet, kursehen 3 milionë minuta trafik në vit dhe 60 milionë lekë në vit karburant.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet