Prishet Kisha e Shen Thanasit

Zëdhënësi i Kishës së Shën Athanasit, i cili tha se prishja është bërë rreth orës 4:00 të mëngjesit me qëllim mënjanimin e konfliktit me banorët e zonë

TIRANË - Kisha e Shën Athanasit në Dhërmi, objekt debati mes krerëve të Kishës Orthodokse dhe Qeverisë Shqiptare, është shembur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor.

Lajmi është bërë me dije nga vetë zëdhënësi i Kishës së Shën Athanasit, i cili tha se prishja është bërë rreth orës 4:00 të mëngjesit me qëllim mënjanimin e konfliktit me banorët e zonë.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke e konsideruar si një dhunë të qeverisë ndaj objektit të kultit në vend dhe se duhet të ofronte zgjidhjen nëpërmjet dialogut me banorët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një deklarate për mediat postuar sot në statusin e tij, Facebook është shprehur se INUK shembi në errësirë, pa transparencë dhe pabesishtë, objektin e kultit në Dhërmiut.

“Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashkë me ta për të marrë hapat e duhur me respekt të plotë ndaj vlerave dhe të vërtetave historike, por edhe ndjeshmërive reale të banorëve dhe besimtarëve të Dhërmiut e të gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

Po ashtu, Basha pohoi se “shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve. Dua të theksoj se kjo është një çështje e Shqipërisë dhe e qytetarëve shqiptarëve, e komunitetit dhe e banorëve të Dhërmiut dhe e askujt tjetër. Por kjo kërkonte një rrugë vetëm paqësore, një zgjidhje si rezultat i bisedimit dhe jo i dhunës”.

“I bëj thirrje të gjitha forcave politike te vendit, përfaqësuesve të të gjitha besimeve në Shqipëri, personaliteteve të kulturës, shkencës, artit, medias dhe shoqërise civile të bashkohen në dënimin pa asnjë medyshje të ketij akti të shemtuar dhe barbar”, u shpreh Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet