Prishet koha, reshje shiu në vend

Mot i paqëndrueshëm në vend. Gjatë gjithë ditës do të ketë vranësira të dëndura dhe kthjellime të pakta që dominojnë gjatë gjithë ditës. Gjatë pasditës priten reshje shiu në gjithë vendin. Më të dëndura do të jenë në orët e pasditës në zonat qendrore dhe jugore. Vranësira dhe reshje shiu dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C mëngjesi deri në 21°C mesdita. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet