Si parandalohet krimi? 'Skuadrat speciale', projekti i ri së shpejti në Parlament. Kthehet debati mbi 'xhandarmërinë'.

Njësi speciale që do të përballen me krimin dhe do ta mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm atë. Projekti i ri për sigurinë i cili u bë publik nga Kryeministri Rama, përfshin dhe forcat të ushtrisë, për sigurinë e kontrollit në vend. Reagim intensiv dhe i vazhdueshëm ndaj elementëve kriminale, çdo ditë. Projekti i ri pritet shumë shpejt të marrë dhe aprovimin e Parlamentit. Njësi super-speciale që do të merret në mënyrë të vazhdueshme dhe të dedikuar me ata që janë bezdi për komunitetet. "Të fortët" ose elementë me profile kriminale, ndaj të cilëve do të ushtrohet përditë presion parandalues. Rama ka folur dhe herë të tjera për krijimin e xhandarmërisë, dhe nuk hezitoi ta përmendë përsëri, por kjo sigurisht kërkon një debat të gjerë dhe në opinion.

Pyetja e parë që shtrohet për debat është: nga kush do të varen 'Skuadrat Speciale' dhe 'Xhandarmëria' nga Ministria e Brendshme apo nga Ministria e Mbrojtjes? Cili është qëllimi i krijimit të dy strukturave paralele (policia e cila është, dhe skuadrat speciale, me elementë të ushtrisë?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet