Prokurimi publik citohet për listën e agjentëve që SHISH paguan jashtë

SHISH publikon listën e agjentëve të vet jashtë vendit. Pakujdesi ose jo, kjo listë tashmë është bërë publike nga mediat që citojnë Agjencinë e prokurimit publik, ku SHISH ka listuar agjentët e vet, nën "Blerje e sigurim shëndetësor". Lista përmban shtatë koordinatorë rezidentë në Itali, Belgjikë, Greqi, Maqedoni, Kosove, Serbi. Disa janë më familje. Shqipëria në Belgjikë ka 2 koodinatorë me familje. Lista përmban gjithsej 18 agjentë, të cilëve shqiptarët i paguajnë shpenzime mjekësore, dhe trajtime të tjera për sigurimin e shëndetit. Fondi maksimal që ata mund të përfitojnë në vit është 100 mijë Euro. Ministri Bushati i përjashtoi në vitin 2015, agjentët shqiptarë, nga fondi i Ministrisë së jashtme, duke ia kaluar SHISH (Shërbimit informativ shtetëror).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet