Prokurori Dritan Peka rikonfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit të Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë, zhvilloi një hetimi të thelluar dhe shqyrtimin e provave dhe fakteve, trupën gjykuese e përbëhet nga Roland Ilia, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj vendosi konfirmimin në detyrë të subjektin e rivlerësimit Dritan Peka. Dritan Peka, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, iu nënshtrua sitës së vettingut për tri kriteret klasike të vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional, i cili i kaloi me sukses. Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet