Prokurori i Përgjithshëm, në garë edhe Fatjona Memçaj e Lulzim Alushaj

Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj kanë paraqitur të premten pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm.

Sipas zyrës së shtypit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Memçaj dhe Alushaj kanë depozituar sot kërkesën dhe dokumentacionin e nevojshëm pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e garës për Prokuror të Përgjithshëm.

Fatjona Memçaj është prokurore pranë Prokurorisë së Apelit në Tiranë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 3 Maj 2018, deklaroi se prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj kaloi procesin e Vetingut.

Lulzim Alushaj është avokat me eksperiencë. Deri më tani zyrtarisht janë vetëm 3 kandidatë që garojnë për postin e Kryeprokurorit. I pari u regjistrua Olsian Çela, teksa sot u regjistruan në garë prokurorja e Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, si edhe avokati Lulzim Alushaj

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet