Prokuroria e Apelit lë në fuqi detyrim paraqitjeje për ish-deputetin Balliu

Gjykata e Apelit shqyrtoi sot masën e sigurisë ndaj ish-deputetit demokratë Klevis Balliu, për të cilin kërkohet arrest shtëpie, bashkë me disa protestues të tjerë të Unazës së Re.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ‘detyrim paraqitje’ për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun. Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke kërkuar ‘arrest shtëpie’ për Balliun dhe disa protestues të tjerë të Unazës së Re, por nuk është pranuar.

Balliu akuzohet për ngjarjen e 7 majit ku, sipas prokurorisë është sulmuar dhe policia. Në atë kohë Balliu së bashku me personat e tjerë të akuzuar, bllokuan rrugën në mënyrë që të pengojnë kryeministrin Rama për të kryer një takim pranë fabrikës së miellit.

Balliu nga Gjykata e Apelit të Tiranës, tha se prokuroria është e kapur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet