Prokuroria kalon audio-përgjimet te 'Bild', ja biseda mes Astrit Avdylit, Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjera

Gazeta gjermane 'Bild' ka publikuar disa audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut. Përgjimet i ka vetëm prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi cështja është ende në gjykim duke lënë të kuptohet qartë se CD-të me përgjimet e dosjes 339 ia janë dhënë 'Bild'-it nga vetë organi i akuzës.

Pas furnizimit nga prokuroria shqiptare me përgjimet, bisedat janë publikuar nga 'Bild' vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin. Në bisedën e parë të publikuar, Astrit Avdyli telefonon Dakon dhe e pyet për takimin me kryeministrin Edi Rama.

Në bisedë, Astrit Avdyli thotë se ndodhet me Vath Allën (person me të kaluar kriminale) në Hipotekë duke pritur Ani Dyrmishin, ish-drejtor i Hipotekës, aktualisht drejtor i Hekurudhave. Astrit Avdyli i thotë më pas Dakos që të mos udhëtojë në Ishëm, por të takohen në Durrës sikur e kishin lënë dhe Dako pranon.

Biseda Astrit Avdylaj-Vangjush Dako - (pa data)

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndjeur, jeni kënaqur?

Vangjush Dako: Hehehehe

Astrit Avdylaj: Ça bohet?

Vangjush Dako: Ça bohet?

Vangjush Dako: Mirë, mirë...

Astrit Avdylaj: Nga je vëlla?

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla...

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm te ata çunat

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi, se do ta lëmë më vonë, se jam tani me çunat (Vath Alla)

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo?

Vangjush Dako: Janë aty ata apo?

Astrit Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mua direkt, drejtpërdrejt, live përballë në tavolinë po na dëgjon

Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë...

Astrit Avdylaj: Jo, takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi, do takojm atje, nga dreka se s'bën, të mbarojmë pak punë me Anin këtu se tha do shkoj te bashkia tha ai, po e pres te hipoteka vëllai

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Hajt, të du fort vëllai jot

Biseda mes kryetarit të bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani dhe Astrit Avdylit (28 mars 2017)

Astrit Avdyli: Alo?

Ardian Kokomani: He mo

Astrit Avdyli: Si je kryetar?

Ardian Kokomani: Si ke qenë ti?

Astrit Avdyli: Mirë faleminderit, ca po bon?

Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë?

Astrit Avdyli: Mirë, po a e di pse të mora unë?

Ardian Kokomani: Po...

Astrit Avdyli: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit

Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj...

Astrit Avdyli: Unë, ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndrazhi), vëllai i Lirit dhe ju, do të pimë një kafe nesër në orën 10:00, prandaj të kam marrë sot

Ardian Kokomani: Nesër në orën 10:00 është ceremoninë te pallati i Kulturës se është ceremonia se ka vdekur Niko Bespalla dhe takohemi atje.

Astrit Avdyli: Do takohemi te një kafe, do sjellim edhe Paparitin që të jemi nesër, a më kupton

Ardian Kokomani: Pa merak...

Astrit Avdyli: Edhe sot ato dhe po diskutonim, ishte dhe Juli. Kështu që e kupton? Është ai, por të jesh edhe ti, e kupton...po nuk ishte ti, a më kupton

Ardian Kokomani: Eeeee

Astrit Avdyli: Alo...ca më the?

Ardian Kokomani: Pa merak, se atje do të jem në Durrës se do të jem edhe në Durrës

Astrit Avdyli: Mirë, ngaqë do ashtu që të jesh edhe ti më këto, a më kupton

Ardian Kokomani: Po, po

Astrit Avdyli: Mirë, pra faleminderit

Ardian Kokomani: Hajt, hajt

Biseda mes Arjan Ndrazhit (vëllai i Ilir Ndrazhit, deputet i PS-së) dhe Astrit Avdylit (pa data)

Arjan Ndrazhi: Tio, s'ia çove si je?

Astrit Avdyli: Si 'ia çove Arjan, mirë, mirë je?

Arjan Ndrazhi: Mirë, mirë

Astrit Avdyli: Ça bëhet?

Arjan Ndrazhi: Hiç mo mirë këtu me çunin, ti mirë je?

Astrit Avdyli: Mirë, mo, kalojmë, të mora e kanë thirrur gjë apo jo vëllain

Arjan Ndrazhi: Jo, morë ai totë se do ta takohemi nesër, ka fol Juli, do rrimë nesër Ridin, Astrin dhe Julin dhe pastaj me Gjushin do të takohej për punë pune....si nga ana e punës

Astrit Avdyli: Ok, unë po pres nesër pasnesër, ne e kena në xhep dmth e a kupton vëllanë tat?

Arjan Ndrazhi: Po, po...

Astrit Avdyli: Po presim, ai më tha mua në 25, ishte edhe Eltoni aty, te vuri të 10-tin apo 11-tin i tha Eltonit (Eltron Arbana)

Arjan Ndrazhi: Elton Arbanës aaa, epo mirë, mirë

Astrit Avdyli: Unë jam duke punuar këtu te lagja ime, nuk kam dalë njëherë në pazar, por jam duke takuar cdo njeri...

Arjan Ndrazhi: Ok, ok

Astrit Avdyli: E kam shumë shumë ashtu edhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai sipër që duhet të na shohë me një kështu...Duhet ti japim një 10-çe me zero që edhe ai të habitet

Arjan Ndrazhi: Po, po e vërtetë...Bëji një telefon Julit mos të shkoni të pini një kafe te puna

Astrit Avdyli: Mirë, pra o rob Zoti

Arjan Ndrazhi: Ti e ke numrin e Julit?

Astrit Avdyli: Po e kam, i bëj vetë, hajd gjithë të mirat

Arjan Ndrazhi: Ia kalofsh mirë

Biseda mes Astrit Avdylit dhe Elton Arbanës, i cili asokohe ka qenë kryetar i PS-së Shijak, aktualisht, kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shijak (31 mars 2017)

Elton Arbana: Astrit si ja çove, ca bone?

Astrit Avdyli: Si ja cove?

Elton Arbana: Mirë, si je ti?

Astrit Avdyli: Mirë, ti si je?

Elton Arbana: Hajt mor mirë duke bërë një lojë murlan me çunat

Astrit Avdyli: A e njeh atë drejtorin e INUK-ut?

Elton Arbana: E njoh mor Dallëndyshja

Astrit Avdyli: Ore, lerë Dallëndyshen, po këtë të Durrësit, Artur...

Elton Arbana: Artur Çela i bashkisë?

Astrit Avdyli: Eh

Elton Arbana: Po e njoh

Astrit Avdyli: I Shijakut eee?

Elton Arbana: Jo, re i Durrësit, i Dakos

Astrit Avdyli: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, është atje me Edin, merre ore atë by* q*r thuaj ke shkuar me i vendos gjobë 5 mln..Tani se nuk është Vangjushi këtu

Elton Arbana: Mua më kanë hequr, u bënë katër ditë, por ta marr në telefon, te kush

Astrit Avdyli: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit duke vendosur gjoba, po nuk është Gjushi aty, është me Edin në Zviër, a më kupton?

Elton Arbana: Epo, kujt, ke ndonjë emër konkret?

Astrit Avdyli: Ore thuaj i kë bërë gabim ore pis mos vendos gjoba, se nuk është Gjushi aty, a më kupton, po bën gabim thuaj ore pis, nuk dua me e marrë vetë në telefon

Elton Arbana: A e more vesh që më hoqën para një jave?

Astrit Avdyli: Nuk e di si qysh?

Elton Arbana: Isha te INUK, por ndërhyrja për këto kështu dhe ata më shkarkuan

Astrit Avdyli: Nuk e di, por ma lajmëro pak këtë thuaj ke bërë gabim që ke shkuar aty në Fermë, kthe gjobat, se nuk është Vangjushi, është sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë nuk kam ku me ashtu...

Elton Arbana: E marr unë tani direkt

Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit

Elton Arbana: Hajt ciao

Biseda Astrit Avdyli-Ivo Doçi drejtor i Ujësjellësit të Shijakut (pa data)

Astrit Avdyli: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ia cove?

Ivo Doçi: Mirë faleminderit si je ti, nga shtëpia mirë?

Astrit Avdyli: Mirë, mirë

Ivo Doçi: Mirë, ja sa po hyj në shtëpi

Astrit Avdyli: Dëgjo unë isha në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallain. Edhe nesër kur të kesh kohë ti, dua me fol një cik me parë atë listën cfarë ke aty, punonjës dhe kundra që mund ti kesh të PD-së, ndonjë të etiketuar. I dua të gjithë ata emrat që mund të kesh kundër

Ivo Doçi: Të kuptoj

Astrit Avdyli: I dua të gjithë emrat që mund të kesh kundër

Ivo Doçi: I kam ndarë komplet, i kam gati

Astrit Avdyli: Kur ti kesh gati se ne duam me i thirr që ti tunim nga një cike, ose te puna, ose ta na japin votën ose të ikin te shpia

Ivo Doçi: Të kuptoj, nuk bëhet fjalë fare, i kam gati të gjitha, edhe kush ka hyrë në punë edhe kush ka qenë i kam në kompjuter

Astrit Avdyli: Edhe dua që...më kupton

Ivo Doçi: Patjetër, të bëj unë telefon nesër

Astrit Avdyli: Mirë pra natën e mirë, na fal për ...

Ivo Doçi: Po cfarë thua mo burrë.... /Shqiptarja.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet