Prokuroria nis procedimin penal për protestën e Bashkisë së Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal për protestën e dy ditëve më parë të organizuar nga Bashkia e kryeqytetit pranë selisë së Gjykatës Administrative. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, organi i akuzës e ka ndërmarrë nismën e tij për veprat penale "organizim të manifestimit të paligjshëm" dhe "kanosje e fyerje ndaj gjyqtarëve". Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike të protestës së 11 majit, të transmetuara në televizione.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet