Prokuroria sekuestron llogaritë e Saudi brothers company për çështjen “Vollga”

Prokuroria e krimeve të rënda ka vendosur sekuestrimin e llogarive të kompanisë ‘Saudi brothers company’, subjekti dhurues i ish hotel Vollgës tek Shullazi. Përfaqësuesi i kësaj kompanie Ylvi Beqja, ka kërkuar llogari nga Prokuroria për këtë lëvizje. Organi i akuzës i ka bërë me dije, se po heton mënyrën e fitimit të pjesës së pasurisë taksuese të ‘Saudi brothers’ tek ish hotel Vollga, si dhe akt dhurimin për Emiljano Shullazin. Ata kanë shtuar se edhe Ylvi Beqja mund të merret në pyetje në ditët e ardhshme, si dëshmitar për këtë çështje. Vetë Beqja ka pohuar se objektin në fjalë ja ka dhurua Shullazit me kontratë, pasi nuk po arrinte të fitonte gjyqet dhe të regjistronte pasurinë në fjalë në hipotekë. Në një proçes civil që ka zgjatur për disa vite, Mohamed Abdullah bavazer dhe Zanmir Hasa, janë përballur në gjykatë me pretendimet e tyre për pronësinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet