Protesta del nga kontrolli, kuvendi mbushet nga tymi

Protesta e opozitës edhe pse ishte parashikuar të ishte jo e dhunshme ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Kuvendi është mbushur totalisht në tym ndërsa ka pasur përplasje fizike mes deputetëve të PD me gardën. PD tentoi të bllokoi seancën por nuk ja doli. Kryeprokuroja e re, Arta Marku, u betua sot në kuvend ndërsa tashmë seanca u shpall e mbyllur. Situata jashtë parlamentit vazhdon të jetë e tensionuar. Protestuesit janë përplasur fizikish me policinë duke hedhur dhe banderola por dhe tymuese. Ndërkohë disa persona janë shoqëruar nga policia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet