Protesta në Kukës, Policia veproi brenda ligjit

Policia nuk ka tejkaluar kompetencat, gjatë protestës në Kukës. Nga një analizë e hollësishme që i është bërë kamerave të sigurisë SHÇBA (Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat) tha se nuk është rregjistruar asnjë ankesë në Prokurori. Përsa u përket verifikimeve të Kontrollit të Brendshëm, burime jozyrtare shtuan se janë kqyrur kamerat e sigurisë së koncensionarit, janë shfrytëzuar filmimet e vetë policisë, janë parë kronikat televizive, si dhe u ballafaquan dëshmitë e vetë grupit prej afro 80 efektivësh që ndodheshin në Rrugën e Kombit. Policia ka reaguar në mënyrë profesionale, duke ruajtur standartet e kundërpërgjigjes në rast sulmi, brenda parametrave ligjorë, thanë burime zyrtarë nga Ministria e brendshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet