Protesta tek Liqeni: në polici Ndriçim Babasi, në hetim dhe Enno Bozdo. Deputetë demokratë kërkojnë lirimin e të rinjve

Deputetë të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Alban Zeneli, Bedri Hoxha, Kastriot Islami, Mimoza Hajdarmata ishin në Komisariatin nr.1 në Tiranë, aty ku po mbahen të shoqëruar disa të rinj, pas protestës së të hënës në Parkun e Liqenit.

Duke iu drejtuar mediave, ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të protestuesve. "Policia ka vepruar në kundërshtim me ligjin, thane - këto janë shenja të një pushteti në grahmat e fundit. Këtu po ushtrohet dhunë e përditshme ndaj shoqërise civile".

Paraditen e sotme u shoqërua në komisariat ish deputeti i PDsë Ndriçim Babasi i cili ishte një nga 6 personat e shpallur në kërkim si përgjegjës për protestën e djeshme tek parku i liqenit. Pasi u la i lirë ai deklaroi se ishin të vendosur të vazhdojnë protestën. Tre persona po hetohen në gjendje të lirë mes tyre dhe ish nënkryetari i bashkisë Tiranë Enno Bozdo. Ata akuzohen për demtimin e rrethimit të zonës ku do të ngrihej parku i lojrave. Protestuesit kundërshtuan fizikisht punonjësit e policisë bashkiake dhe policinë e shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet