Protestat nuk janë të popullit, por të një opozite me udhëheqje të degraduar

“Kjo nuk është një protestë e popullit, por janë protesta të një opozite me një udhëheqje të degraduar që ka humbur logjikën”, deklaroi mbrëmjen e djeshme Kryeministri Edi Rama. I ftuar në një studio televizive, Kryeministri Rama tha se “ata tani janë në një situatë dramatike, pasi kanë hedhur në erë urën nga mund të ktheheshin”. Sipas Ramës, “djegia e mandateve është një gabim strategjik i jashtëzakonshëm dhe duhet të jesh i marrë të bësh atë që bën ata”. Tani, tha Rama, ata i udhëheq marrëzia.

Kjo nuk është një protestë e popullit, tha Rama, duke shtuar se “është një protestë e telekomanduar nga një elitë politike e udhëhequr nga një udhëheqje e verbër. Unë jam shumë krenar për faktin që ne kemi ndryshuar rrënjësisht qasjen e qeverisë dhe shtetit ndaj protestës dhe Policia e Shtetit ka një qëndrim superproporcional. Faktikisht bilancet janë skandaloze me 10, 12 dhe 15 policë që shkojnë në spital. Herën e fundit njëri nga punonjësit mund të kishte humbur syrin”, tha Rama. Në këtë aspekt, Rama tha se, “kemi qenë një model i ri”. “Unë kam dalë në protestë në një kohë kur ishte reale mundësia që të humbisje dhe kokën, dhe kanë humbur jetë”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet