Publikohen datat e testimit të mësuesve

Ka nisur sezoni i dhjetë i provimeve të shtetit. Në rastin konkret ky provim bëhet për mësuesit e papunë. Nga 23 nëntori deri në 12 Dhjetor do të kryhen të gjitha testimet për mësues të lëndëve të ndryshme. Kushti i pjesmarrjes në këtë testim, është që mësuesi të ketë mbaruar masterin në një nga degët e mësuesisë, si dhe të ketë mbaruar praktikën profesionale. Janë 20 profile të ndryshme mësuesish të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin e tyre pranë Drejtorive Arsimore. Testimet nisin të mërkurën që vjen me datën 23 nëntor dhe të parët që do të testohen do të jenë mësuesit e profilit histori-gjeografi. Ky proçes do të përfundojë me datën 12 nëntor me testimin e mësuesve të ciklit fillor, të cilët janë edhe më të shumtit në numër. Mësohet se pas këtij testimi mësues në të gjithë vëndin do të kënë mundësi të punësohen, në shkolla apo institucione të tjera arsimore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet