Ministria e Financave publikon materiale ' top secret' për sigurinë shqiptare dhe Naton

Futet në rrezik jeta e shumë personave

Shqipëria, një vend i Natos, është duke publikuar informacione shumë të ndjeshme për punonjësit më të rëndësishëm të mbrojtjes, në internet, duke dhënë detaje madje edhe për identitetin e tyre, makinën, punën, lëvizjet dhe jetën e përditshme. Duket se ky veprim po sjell shumë rrezik për protokollin duke bërë që të ketë problem ndërkombëtare.

Rrogat dhe pagesat e kryera janë postuar në uebsitin zyrtar të ministrisë së financave, duke treguar një sasi të “majme” parash nga Shërbimi Inteligjent Shtetëror, duke përfshirë edhe zyrat e oficerëve, paratë e harrëxhuara, por edhe naftën dhe shërbimet teknike që ata kanë përdorur.

Materialet e publikuara paraqesin edhe numrin e kartës së identitetit të shërbimit të agjentëve, “e njohur si SHISH”, disa prej të cilëve me qendër edhe në Bruksel. Fletët japin të dhëna për identitetin, pozicionin, rroga dhe shpenzimet e bëra nga të paktën 8 punonjës “klandestinë” shqiptarë, pasi një pjesë punojnë si diplomatë fals duke mbuluar belgjikën, greqinë, kosovën, italinë, maqedoninë dhe serbinë. “Ajo që duhet ditur është se puna që bëjnë agjentët tanë nuk duhet shfaqur, por ne duhet të ndjekim rregullat dhe ligjet”, ka thënë njëri nga zyrtarët e SHISH. “Rregullat nuk na lejojnë që ne të shpenzojmë pa patur një raportim paraprak”, ka shtuar agjenti.

“Profesionistët e sigurisë dhe inteligjencës së vendit të cilët kanë thyer rregullat duhen dënuar sipas ligjit. Ata do të largohen nga pozicioni ose do të futen në listën e zezë në lidhje me marrjen e informacioneve për organizatat kriminale ose kriminelët të cilët tentojnë të hyjnë në aleancën perëndimore. Duke hyrë në sistemin shqiptar, ata hyjnë edhe në sistemin e Natos”, shprehet Xhemal Gjunkshi, njëri nga opozitarët e parlamentit shqiptar.

Një ish-punonjës i CIA-s i familjarizuar me SHISH-in, ka deklaruar se “dalja në mënyrë të hapur e informacioneve është një mënyrë burokratike dhe katastrofike, e cila mun të çojë në rrezik shumë jetë njerëzish. Buxheti mund të futet online, por të japësh identitetin e plotë dhe të dhëna të tjera të agjentëve është çmenduri”, është shprehur ish-punonjësi. SHISH është një institucion, vazhdimësi i sigurimit të shtetit, pjesë e punës së shërbimit spiun të brendshëm dhe të jashtëm të erës komuniste, i cili ndërhynte në çdo moment të jetës së shqiptarëve dhe të huajve të cilët ndodheshin në Shqipëri.

Në vitin 2007, njëra nga drejtoritë e departamentit amerikan të shtetit, publikoi in Wikileaks se SHISH është një “shërbimt inteligjent jo politik profesional dhe një partner shumë i mirë” me qeverinë amerikane. Drejtori aktual i shërbimit, Helidon Bendo, vendoset nga kryeministri, por vepron si institucion i pavarur brenda dhe jashtë vendit nga kabineti qeveritar. Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria e Financave, në të janë të punësuar 913 persona.

Dokumentat paraqesin informacione në lidhje me operacione nga agjenci klandestine. Aktualisht nuk mund të konfirmohet nëse emrat e publikuar në listë nga ministria janë të vërtetë ose jo. Por emrat e publikuar nga shërbimet ndërkombëtare përkojnë shumë saktë me emrat e stafeve diplomatike shqiptare nëpër ambasadat europiane.

Njëra nga punonjëset rajonale të portit të durrësit, emri dhe identiteti i të cilës janë të dukshme në listën e publikuar, është listuar me shumën e 18.000 paundëve britanikë, me mbi 10 transaksione bankare këtë vit për “pagesë speciale”. Po një tjetër agjent në Gjirokastër, ndodhet në listë me fitimin e një çeku prej 1500 poundësh në muajin nëntor, nga ku është përshkruar si “fond sekret”. Një tjetër set pagimi për vitin 2017, klasifikohet si “sekret” nga sistemi i komunikimit të Natos, i njohur me emrin Tumba, i cili mund të jetë njëra nga zonat e majave më të larta të maleve në Ballkan.

Faturat e ujit të pijshëm në qytetin e himarës, ku jetojnë shumë minoritarë grekë, është pakësuar deri në masën 95 për qind. Informacioni është marrë i përditshëm, ndërkohë shuma ka qenë 21 mijë pound nga Credins Bank në Tiranë më 3 dhjetor. Detajet përfshijnë edhe numrin e licensës dhe targën e makinave, por edhe modelin e përdorur nga spiunët. Madje jepen detaje edhe për vendin ku është marrë makina, ku është çuar për t’u riparuar, si dhe informacione për çmimin e hotelit ku kanë qëndruar dhe fatura e restoranteve.

Dokumentat tregojnë edhe detaje jo të pëlqyera në lidhje me aktivitetet jashtë godinës së SHISH, duke përfshirë pagesat e qerave për zyra në Aeroportin Nënë Tereza dhe ambjenteve të Televizionit Publik Shqiptar. Disa nga pagesat e kryera për transmetuesin publik përshkruhen si “instalim teknik” dhe “instali rrjetesh brenda televizionit publik”.

Zyrtarët e vendit deri tani nuk kanë tentuar të heqin nga publikimi të gjithë informacionin e publikuar nga ministria. Gjatë kësaj kohe që informacioni ka qenë online, ka bërë që vendet pjesmarrëse të Natos të infiltrohen nga agjencintë inteligjente ruse ose agjenci të tjera të huaja.

Vendi duket se prej kohësh vuan nga rrjedhja e informacionit sekret kur bëhet fjalë për shërbimet inteligjente. Vitin e kaluar, presidenca ka publikuar një material të pandryshuar, në lidhje me drejtorin e SHISH, Helidon Bendo, duke pulikuar kartën e identitetit, duke përfshirë edhe adresën e tij të banimit dhe kartën e identifikimit kombëtar.

Ligji shqiptar ndalon daljen e informacionit të sekretit shtetëror, duke dënuar deri në 10 vjet personin përgjegjës i cili shpërndan informacionin dhe 5 vjet për qytetarët e thjeshtë. Duket se ministritë dhe qeveria e vendit edhe pse është vënë në djeni të këtij problemi, nuk ka denjuar askush të merret me të.

Një oficer i cili ka punuar për një kohë të gjatë pranë shërbimit inteligjent, ka thënë në anonimat të plotë se dhënia e informaiconit të ndjeshëm publikisht nga ministria tregon se ka probleme të rënda me sigurinë. “Kjo është kompetencë e drejtuesve të vendit dhe institucionit. Ndonjëherë njerzit punësohen jo për shkak të performancës së mirë ose kualifikimeve, por për shkak të influencës së politikës. Ndonjëherë njerzit vijnë në institucionin e inteligjencës jo të përgatitur. Problemi nis që nga koka”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet