Publikohen rezultatet e testit, 12 % e mësuesve ‘ngelin në klasë’

Dy muaj pas testimit, Ministria e arsimit ka publikuar rezultatet për 17 mijë e 613 mësues e drejtues shkollash në rrethe. Pjesa dërrmuese kanë nevojë për trajtime të vazhdueshme, ndërsa vetëm çereku mund të thuhet se janë të plotësuar, ndërkohë 12% e totalit kanë nevoja të domosdoshme për përmirësim. Etika e komunikimi është fusha ku ata paraqiten më mirë. Bazuar në profilin e lëndës, më mirë paraqiten mësuesit e gjuhës, gjuhës së huaj, matematikës dhe biokimisë, ndërkohë më dobët janë profilet social kulturore pasuar nga arsimi professional dhe parashkollor. Drejtoritë arsimore me rezulatet më të larta janë Berati e Shkodra, ndërkohë që lista mbyllet nga Dibra e Vlora. E pranishme në dhënien e rezultateve ishte dhe ministrja Lindita Nikolla, e cila foli për rëndësinë e krijimit të shkollës së drejtorëve, duke vënë në dukje se do të ketë një diplomë për të gjithë drejtuesit qe duan të kenë post në shkolla.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet