Punësimi në Greqi/ Dhjetëra emigrantë shqiptarë ikin çdo ditë nga Kapshtica

Ditëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka patur fluks udhëtarësh të cilët i janë drejtuar shtetit grek si punonjës sezonalë. Përzgjedhja e tyre bëhet përmes listave të përgatituara nga kryebashkiakët e qyteteve dhe më pas është shteti grek ai që jep konfirmimin për punësimin e tyre, në bazë të garancive që paraqesin punëdhënësit e këtij shteti, të cilët duhet të sigurojnë edhe akomodimin e përshtatshëm të punëtoreve sipas kontratës.

Mesatarisht në këtë pikë kufitare, paraqiten 50 deri në 60 shtetas në ditë, të cilët pasi kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme kalojnë drejt vendit fqinj për të punuar në sektorin e bujqësisë.

Emigrantët gjatë udhëtimit të tyre, janë të pajisur me maska dhe doreza, ndërsa shtojnë se brenda autobuzit respektojnë edhe distancimin fizik duke qëndruar larg njëri-tjetrit. Me një autobuz udhëtojnë 20-25 persona. Kjo marrëveshje parashikon punësimin sezonal me proçedura të përshpejtuara të 7 deri në 10.000 shtetasve shqiptarë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet