Nuk i vizitoi femijen, nena rreh infermieren

Një debat në QSUT ka cuar në një përplasje fizike midis një 22 vjecareje dhe infermieres së spitalit. Nëna e një fëmije ka goditur me grushta infermieren. Shtetësja me iniciale B.L ka dërguar me urgjencë fëmijën e saj në spital pas disa shqetësimeve dhe ka pretenduar se infermierja nuk i është përgjigjur për të vizituar fëmijën. Diskutimi ka degraduar në dhunë fizike ku infermierja ka marrë dëmtime në këmbë dhe zonën e qafës. Ndërhyrja e mjekëve të tjerë ka qetësuar situatën ndërsa 22 vjecarja është marrë nga policia nën akuzën e veprës penale “goditje për shkak të detyrës”. Shtetësja është vetëmbrojtur duke deklaruar se infermjerja nuk është përgjigjur për të kryer detyrën e saj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet