Që nesër flemë një orë më pak

Nesër ndërron ora. Akrepat zhvendosen 1 orë para, fiks në orën 02:00 të mëngjesit. I quajtur ndryshe si ora verore, kjo u jep mundësi njerëzve të shijojnë më shumë rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës më parë në Europë filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit e të konsumonin më pak energji elektrike. Më pas ky ndryshim u legalizua në vitin 1981, dhe rinovohet çdo 4 vjet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet