Qeveria aksion për mbylljen e spitaleve private të paligjshme

Viti që vjen do të jetë viti i reformave për qeverinë shqiptare. Ministria e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se vitin e ardhshëm qeveria ka në plan aksionin për mbylljen e të gjitha spitaleve private që nuk i plotësojnë kushtet. Sipas ministres 2018-ta, do të jetë viti i cilësisë, sigurisë dhe akreditimit, ku çdo strukturë shëndetësore, nga spitalet universitare dhe deri tek qendrat shëndetësore, klinikat apo njësi të tjera të shërbimit shëndetësor, duhet të plotësojnë standardet bazë për akreditimin dhe licencimin e tyre.

“Ka ardhur koha të flasim cilësi dhe siguri! Çdo shërbim që aksesohet nga qytetarët dhe ofrohet për pacientët kudo në sistemin publik dhe privat, do kërkohet të plotësojë standardet dhe të akreditohet. Viti 2018 do të jetë viti i cilësisë, sigurisë dhe akreditimit, ku do të rankojmë sipas niveleve të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, që nga qendrat shëndetësore e deri të spitalet universitare për plotësimin e standardeve bazë, në shërbimin publik. Ndërsa për sa i takon strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk i plotësojnë standardet bazë, bazuar në ligjin e kujdesit spitalor, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas, do të mbyllet nëse nuk arrijnë të plotësojnë këto standarde”.

Qëllimi i këtij aksioni, theksoi ministrja, është të rriten standartet spitalore duke i futur në proces akreditimi. Procesi i akreditimit do të kalojë në dy faza:

a) Vlerësimi i institucioneve shëndetësore për plotësimin e standardeve bazë dhe më pas, vlerësimi i standardeve optimale të të gjitha atyre institucioneve që I kanë plotësuar 100% standardet bazë në fazën e parë mbikëqyrëse.

b) Duke filluar nga Janari 2018 me standardet e reja do të nisë procesi i akreditimit për të gjitha spitalet. Në përfundim të këtij vlerësimi, brenda vitit 2018, do të listojmë spitalet sipas standardeve që ato do të plotësojnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet