Qeveria fal borxhet e ish-ushtarakëve

Qeveria ka falur detyrimet e ish-ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare dhe ka dërguar projektligjin për diskutim në kuvend. Nga falja, nuk do të përfitojnë vetëm ata që iu është rillogaritur pensioni por edhe një kategori tjetër, të cilët për shkak të mangësive në dosje nuk janë bërë pjesë e skemës. Në total janë 6738 ish-ushtarakë që preken nga ky akt normativ, 5425 prej të cilëve janë taksuar nga 2009, duke u detyruar ti kthejnë shtetit 20-25% të pensionit mujor që përfitonin. Gjatë periudhës nga 2010 deri në shkurt 2015, janë shlyer 368 milionë lekë të vjetra ndërkohë që kanë mbetur dhe 984 milionë të tjera, të cilat do të fallen me zyrtarizimin e ligjit të ri. Sipas relacionit, pjesë e listës së përfituesve do të jenë edhe një kontigjent personash që kanë marrë statusin e debitorit për deklarim të dhënash të pasakta. Jashtë amnistisë do të mbeten ata të cilët i janë drejtuar gjyqësorit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet