Qeveria jep 103 mijë euro për familjarët e viktimave të 21 Janarit

Qeveria shqiptare ka dhënë 103 mijë Euro për familjarët e viktimave të 21 Janarit, dhe kjo është shuma pranuar dhe nga Gjykata europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në marëveshjen mes familjarëve të viktimave dhe qeverisë shqiptare thuhet se shuma do të ndahet brenda tre muajve. Shpërblimi më i madh do të përfitohet nga bashkëshortja dhe i biri i Faik Myrtajt, të cilët do të marrin nga 39 mijë euro secili, ndërsa përfitues është edhe Ilmi Deda, vëllai i Hekuran Dedës, që do të marrë 15 mijë euro, si dhe bashkëshortja e Ziver Veizit, e cila do të marrë 10 mijë euro. Pjesë e marrëveshjes përfituese është edhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika. Avokatura e Shtetit paraqiti në korrik 2018 deklaratat për zgjidhje miqësore, të firmosura nga të gjitha palët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. Sulejman Kasemi   e Diel 28 Prill, 2019

    si kofini pas te vjelave po ta kishin len edhe nja dhjet vjet akoma ah se harrova qe jane zgjedhjet dhe mbas zgjejeve do vjeli popullin si gjithmon

  2. Roland Murati   e Shtunë 27 Prill, 2019

    JAN PAK ATO LEK DHE ME SHUM DUHET TI PAGUAJ LUL BASHA DHE SALI BERISHA ME BURGIM TE PERJETSHEM DUHEN DENUAR PLEHRAT.