Qeveria nis reformën në inspektoriate, të shtunën testime për të gjithë punonjësit

Qeveria ka njoftuar se ka nisur procesin e reformimit të agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektoriateve. Të shtunën të gjithë inspektorët do të hyjnë në testim, ndërsa pritet të ketë shkarkime dhe ristrukturime. Më 16 dhjetor të gjithë inspektorët që do ti nënshktrohen testimit i përkasin 53 drejtorive. Një ndër këto institucione që do të reformohet do të jetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili në gjithë vendin ka 12 drejtori. Punonjësit të cilët nuk do të marrin pikët e mjaftueshme, do të largohen nga administrata. Ndërkohë një institucion tjetër që do t’i nënshtrohet testimit është Drejtoria e Bujqësisë, e cila ka në të gjithë vendin 13 drejtori, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Inspektorati Shtetëror i Ujërave dhe 11 drejtoritë të institucionit Nisma e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Ndërkohë, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ftuar sipërmarrësit që të plotësojnë një pyetësor në kuadër të procesit të reformimit të agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektorateve. “Qeveria tashmë ka nisur një proces reformimi të Agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektorateve. Në mënyrë që të bëjmë një punë sa më të mirë, kemi nevojë për opinionet tuaja si dhe çdo sugjerim të nevojshëm. Ju lutem gjeni kohën të plotësoni Pyetësorin mbi Biznesin të bashkëlidhur më poshtë. Kontributi Juaj mbetet shumë i çmuar për reformën e sapo nisur”, është shprehur Qato.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet