Qeveria përcakton pagesat për termoizolimin e shtëpive

Qeveria ka dërguar në Kuvend ligjin për termoizolimin e ndërtesave shtetërore dhe apartamenteve private, me qëllim kursimin e energjisë. Sipas vendimit, termoizolimi do të bëhet në tre faza Kostoja optimale referuese për ta bërë efiçente një shtëpi, do të variojë nga 6200 lekë në 17.000 lekë/m katror. Sipas qeverisë, termoizolimi do të jetë detyrim i pronarit të shtëpisë, nëse ai vendos ta japë atë me qira. Pas proçesit, pronari i shtëpisë do të pajiset me certifikatën e energjisë. Qeveria ka llogaritur, se përfitimiet nga termoizolimi do të shkojnë deri në 20 milionë euro në vit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet