Radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar Kosovë - Serbi. Rritet personeli policor

PRISHTINE - Kolona të gjata me makina në hyrje të pikave të kalimit kufitar mes kosovës dhe serbisë, për shkak të ngricave nëpër rrugë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, për këtë shkak, është shtuar personeli policor në pikat kufitare. Deri rreth orës 13:00 në Merdare (Podujevë), është krijuar kolona dy km dhe pritjet zgjasin rreth 4 - 6 orë, pavarësisht frekuentimit të automjeteve.Ndërsa në pikë - kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan), kolona është 300 - 400 m dhe pritjet zgjasin 30 – 50 min. Në pikë - kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) nuk ka pritje të gjata, afërsisht 15 - 20 min. Përsa i përket daljeve nga RKS, drejt SRB nuk ka pritje të gjata 5 - 10 min. Policia e Kosovës, njofton të gjithë qytetaret se, mund të shfrytëzojnë pikë - kalime tjera kufitare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet