Rama mbledh Task-forcen: fillon operacioni ndaj kokave të krimit të organizuar

Njeherë që vendi është pastruar nga kanabisi, dhe këtë e deklaroi sot kryeministri Rama në takimn e task-forcës, tani puna do të përqendrohet në pasuritë e pajustifikuara, të krimit. Kreu i qeverisë i ka kërkuar policisë të "skanojë çdo pasuri e pajustifikuar, llogari bankare apo biznes". Çdo gjë do të kalojë në "skanerin e policisë". Jo vetëm llogaritë, por dhe makinat luksozë, pasuritë e paluajtshme. "Çdo makinë luksoze që sfidon ligjin, sigurinë publike dhe perceptimin e komunitetit, duhet të kalojë në skanerin e forcave ligj-zbatuese. Çdo biznes i pajustifikuar duhet të kalojë në skaner. Çdo llogari bankare e pajustifikueshme duhet të kalojë në skaner”, tha Rama. Rreth 50 milionë Euro, janë identifikuar dhe sekuestruar nga Zyra e hetimit të aseteve kriminale në vend. Perfshi këtu makina, vila, apartamente, e lokale, tha zv.Ministrja e brendshme Rovena Boda. I pranishëm në mbledhje dhe Drejtori i Policisë së shtetit Haki Cako. Strukturat e policisë kanë intensifikuar punën për identifikimin e rasteve jo vetëm të kultivimit të kanabisit, por edhe në identifikimin e të ardhurave nga bota.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet