Rama paralajmëron mjekët: paga sipas volumit të punës

Pagat e mjekëve nuk do të jenë fikse por do të përcakthen në bazë të volumit të punës. Ka qënë vetë kryeministri Rama, ai i cili i parapriu kësaj reforme. Nga QSUTja, kreu i qeverisë, paralajmëroi bluzat e bardha se shumë shpejt rrogat e tyre do të kushtëzhen nga performanca në vendin e punës. Sipas tij nuk është e drejtë që dy mjekë të marrin të njëjtën pagë, kur volumi i tyre I punës është i ndryshëm. Me anë të kësaj reforme theksoi Rama, synohet që mjekët të nxiten për të punuar më tepër, duke sjellë më shumë të ardhura jo vetëm për ta por edhe për spitalin. Këto deklarata u bënë gjatë një takimi të zhvilluar me infermierë dhe mjekë, teksa është inuaguruar edhe qëndra e konsultave ambulatore. Kjo qëndër do të shërbejë për të koordinuar orarin e vizitave me mjekun specialist, ku qytetarët do të kenë mundësi të vendosin vetë ditën dhe orarin e takimit me mjekun, duke shmangur rradhët në sportele. Në këtë takim kryeministri ishte i shoqëruar ministry Beqaj dhe drejtoresha Manastirliu.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet