Rama: afat deri ne 31 janar për të paguar faturat e ujit, ndryshe do të ndëshkoheni

Kryeministri Edi Rama i ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve se kanë afat deri më 31 janar të shkyejnë detyrimet ndaj faturave të papaguara të ujit. Pas 1 shkurtit çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit. Uji i pijshëm tha kryeministri është një pasuri e përbashkët dhe boll është vjedhur e shpërdorur për 27 vjet.

“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese. Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon. #Shqipëriaqëduam është aspiratë dhe detyrim për çdo shqiptar”, ka shkruar kryeministri në facebook.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet